Arifi tregon se me sa mijë euro do të pasurohet FKK-ja!
Ish kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, tregon se me sa mijë euro do të pasurohet FKK-ja. “Garuesi i Ipponit të Prishtinës, Herolind Nishevci, e pasuron Federatën e Karatesë e Kosovës me 37.000 euro sipas kategorizimit të federatave të cilat ditë më parë i bëri Komiteti Olimpik i Kosovës.
Medalja e bronzte në botërorin e mbajtur në 2016 e rangoj FKK-në në kategorinë e parë të federatave.
Ipponi i Prishtinës me vlera te jashtëzakonshme për karatenë e Kosovës.
Krenar me Ipponin e Prishtinës, besojmë se edhe karateistët e Kosovës e çmojnë kontributin e dhënë.
Besojmë se tani me 116000 euro për FKK karateistet elitarë do te kenë tretman të dinjitetshëm. Gjithashtu edhe Herolindi”, shkruan Arifi.