Ari Shala po përgatitet për tu futur shpejt në kikboks
February 5, 2018
0 comments
Share

Ari Shala po përgatitet për tu futur shpejt në kikboks

Ish kampionia e Kosovës në karate, Ari Shala, dal ngadalë po i futet ringut të kikboksit. Ajo ishte parapa që këtë javë të ndeshet në Tiranë tek eventi që e organizon ish kampioni i botës në mundje, Elis Gurri, por në momentet e fundit kundërshtarja e saj është lënduar dhe është dashur të anuloj udhëtimin.

Ndërkohe që ajo, po përgatitet tani për aktivitet tjera, dhe sipas saj ndeshja e ardhshme është më 28 korrik në Kërçovë, kurse tjetra pas 2 javë në Bujanovc. Por ka shans që edhe më herët do ketë ndonjë aktivitet.

“Tani kam menaxher Avdyl Salihun, një njeri që e njeh shkëlqyeshëm  këtë punë dhe që ka lidhje të forta kudo në Evropë. Ai  po i menaxhon ndeshjet e mija në kikboks dhe për fillim jam i kënaqur me angazhimin e tij. Besoj se do arrij të bëj karrierë në kikboks”, tha Shala për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Cekim se për 1 muaj, Shala bënte përgatitjet e saja, tek Musti Gym në Winterthur.

“Në Zvicër kam ushtruar maksimalisht dhe kam pasur plane që atje të mbes, mirëpo sistemi zviceran që unë të qëndroj atje kërkonte edhe disa kushte që për kohën e shkurt sa isha atje, nuk arrita ti siguroj. Mirëpo nuk jam dorëzuar po kërkoj mënyra që kjo të rregullohet, kurse e reja është se kam pas interesim edhe nga shtete tjera që unë të vazhdoj karrierën”, pohoi Ari Shala.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *