“ArenaRing” shënon një rekord, 4000 lajme të postuara për 1 vit
July 19, 2018
0 comments
Share

“ArenaRing” shënon një rekord, 4000 lajme të postuara për 1 vit

Sot agjencia e sporteve luftarake “ArenaRing” ka shënuar 4000 lajme te postuara enkas vetëm për sporte luftarake ne një periudhë prej 1 vit e 2 muaj. Një rekord të cilin ne sot krenohemi si portal sepse gjatë kësaj periudhe kemi realizuar shumë intervista ekskluziv me emra të njohur nga sporte të ndryshme luftarake, si dhe kemi paralajmëruar shumë artikuj për evente të ndryshme nëpër botë, por kemi pasur edhe ekskluzivitetin nga shumë spektakle shqiptare si në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e Zvicër.

Kemi zbuluar shumë talent ku sot të njëjtit kanë respektin e duhur kudo që paraqiten. Poashtu cekim se kemi transmetuar edhe shumë ndeshje të njohura live. Kështu, jemi shumë krenar me punën tonë sepse nuk po mungon edhe shikueshmëria e madhe që kemi arrit, vetëm me punën profesionale që po bojmë.

Nuk do ndalemi këtu sepse kjo është fillimi kurse risia jonë është që shumë shpejt të plasojmë lajme edhe në gjuhë tjera. Në fund ju falinderit edhe lexuesve tanë për besimin e dhënë dhe ju premtojmë se nuk do ju zhgënjejmë edhe në të ardhmen. Së bashku jemi më të fuqishëm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *