ArenaRing në muajin mars ju sjell 4 intervista ekskluzive
February 26, 2018
0 comments
Share

ArenaRing në muajin mars ju sjell 4 intervista ekskluzive

Intervistat ekskluzive tek agjencia e vetme për të gjitha sportet luftarake “ArenaRing” do të vazhdojnë edhe në muajin Mars, kurse tani me radhë do jetë Dardan Avdylaj i cili po bën karrierë si në Austri ashtu edhe në ringjet evropiane e botërore. Ndërkohe që intervistë kemi zhvilluar edhe me njërin ndër kikboksierët më të mirë shqiptar kohën e fundit, Muharrem Hasani, i cili nëpërmjet bisedës që kemi na ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij dhe karriera. Poashtu, bisedë për karrierën e tij kemi zhvilluar edhe me kikboksierin Mersim Zeqiri i cili me prejardhje është nga Kërçova por që jeton dhe ushtron në Zvicër. Edhe ky djalosh 26 vjeçar na ka zbuluar detaje nga karriera e tij interesante që e ka nisur në moshën 16 vjeçare. Një djalosh shumë të talentuar dhe me karrierë interesante si Valdrin Igrishtashumë pak kanë përjetuar, andaj edhe ai gjendet në mesin e intervistave për këtë muaj.

Na ndiqni dhe shpërndajeni lajmin që ta shohin të gjithë këtë paralajmërim ?

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *