“ArenaRing Box Management” përforcohet me bullgarin, Samuil Dimitrov
May 27, 2020
0 comments
Share

 “ArenaRing Box Management” përforcohet me bullgarin, Samuil Dimitrov

“ArenaRing Box Management Promotion” me menaxherin shqiptar, Avdyl Salihu, po vazhdon të sjell në ekipin e tij boksier cilësore që po e tregojnë kualitetin e tyre në boksin profesionist.  Kështu, Salihu ka nënshkruar marrëveshje 4 vjeçare me ish kampionin bullgar tek amatorët , Samuil Dimitrov, i cili ka edhe 10 ndeshje në boksin profesionist. 21 vjeçari ka vendosur për një ndryshim të tillë pasi synon që në të ardhmen të ngjitet sa më shumë në ringjet evropiane e botërore.

“Kam kërkuar ndryshime në karrierën time andaj edhe kërkova një menaxher që më mundëson sa më shumë ndeshje evropiane. Tani jam i gëzuar, por edhe i motivuar për rezultate të reja”, tha Dimitrov. Nga ana tjetër, Salihu shtoi se tek bullgari ka parë kualitet andaj edhe e ka sjell në ekipin e tij dhe shpreson se shpejt do të rikthehen boksierët e tij në ring pas pandemisë Covid 19.  Cekim se “ArenaRing Box Management Promotion” në radhët e saj ka tani 10 boksier: Arben Shemallari, Ilir Zeneli, Denis Kabashiq, Aleksandar Kallashi, Stefan Ivanov, Antonio Grigorov, Zhecislav Radevski, Daniel Rashdan dhe Evgeni Borisov.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *