Ardijan Azemi siguron bronz, tani lufton për finalen e madhe
November 18, 2020
0 comments
Share

Ardijan Azemi siguron bronz, tani lufton për finalen e madhe

Boksieri i reprezentacionit te Maqedonisë së veriut, Ardian Azemi ka siguruar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të Rinj (17 dhe 18) në Budva, Mali i Zi, pasi mposhti Duje Gacina të Kroacisë në çerekfinale me një vendim unanim të gjyqtarëve. Kjo është një medalje historike, sepse Maqedonia nuk ka fituar një medalje në Kampionatin Evropian për 20 vjet, ndoshta më shumë. Azemi e bëri raundin e parë taktikisht mirë, ishte më aktiv dhe më preciz, sulmoi me kombinime të lidhura 1-2.

Ardiani vazhdoi me të njëjtën taktikë në raundin e dytë, dhe në fund mori dy goditje direkte, por hapi kundërshtarin. Në raundin e tretë Gacina u përpoq të përdorte krahët e tij më të gjatë dhe ishte më agresiv, por boksieri ynë me aftësi e amotoi atë. Gjatë raundit ata patën dy shkëmbime të ashpra goditjesh, dhe në fund Azemi ishte më i suksesshëm. Në gjysmëfinale, Azemi do të takohet me boksierin rus Vladislav Komarov më 20 nëntor dhe nëse e mposht do të futet në finalen e madhe ku do luftoj për medaljen e artë. Me suksesin e arritur ka qen shumë i kënaqur edhe trajneri i tij, Naser Haruni i cili pret boksieri tij të vazhdoj me lufta të mira.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *