Ardijan Azemi një djalosh që nuk di për humbje
September 11, 2017
0 comments
Share

Ardijan Azemi një djalosh që nuk di për humbje

Një talent i boksit gjithnjë e më shumë po shëndris në boksin e Maqedonisë por edhe jashtë saj, bëhet fjalë për Ardijan Azemin një djalosh 14 vjeqar e që është anëtar i KB Shkupi.

Deri më tani ai ka 10 ndeshje dhe të gjitha fitore, kurse triumfe ka edhe në turne në Mal të Zi si dhe Kosovë. Ai për portalin e vetëm për sportë luftarake “ArenaRing” tha se ndihet krenar me sukseset e tija dhe synon pas disa viteve edhe evropën.

“Falënderoj familjen time që më përkrah maksimalisht por edhe trajnët e mi, Naser Haruni dhe Blerim Saiti që janë më meritorët për sukseset e mija. Besoj se me punën time një ditë do të arrij edhe në majat e boksit evropian si dhe botëror”, u shpreh djaloshi Ardijan Azemi. Ndryshe, fitoren e fundit Azemi e pati këtë fundjavë në ligën e Maqedonisë për fëmijë që u zhvillua në Shkup.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *