Arbresha Rexhepi shpreson për repasazh, kurse Jashari eliminohet
Në Festivalin Olimpik që po zhvillohet në Xher të Hungarisë, xhudistja shqiptare që po përfaqëson Maqedoninë, Arbresha Rexhepi (-48kg) ka shënuar fitore në xhiron e parë ndaj Nune Azarjan nga Armenia, kurse më pas ka humbur nga Zeliha Xhinxhi nga Turqia.
Tani Rexhepi ka gjasa të luftoj në repasazh nëse kundërshtarja e saj do të plasohet në finale. Nga ana tjetër, cekim se Hamza Jashari (-66kg) ka pësuar nga italiani, Mella në xhiron e parë.