Arbin Mustafa të shtunën ndeshet në Berlin
Djaloshi me prejardhje nga Radusha e Shkupit, Arbin Mustafa, të shtunën do të ngjitet në ring edhe atë në një event i cili do të organizohet në Berlin. Mustafa për portalin “ArenaRing” thotë se ndihet shumë mirë dhe se pret suksese.
“Për këtë turne jam përgatit maksimalisht, ndihem mirë dhe do të jap maksimumin për të ardhur deri tek triumfi. Kundërshtari do të më caktohet në ditën e ndeshjes, ashtu që kush do që të më bie unë jam gati për luftë”, tha Arbini. Ndryshe, kjo garë është internacionale ku pritet të ketë shumë ndeshje interesante, andaj edhe ja vlen të përcillet dhe të përkrahen sidomos boksieri shqiptar. Gara fillon në ora 14:00.