Arber Murati djaloshi që synon UFC
June 29, 2018
0 comments
Share

Arber Murati djaloshi që synon UFC

Populli shqiptar me karakterin dhe disiplinën që ka, sidomos në sportet luftarake ka bërë që të mburremi me suksese si në Evropë ashtu edhe në botë. Kështu njëri prej atyre që po tregon kualitet është edhe djaloshi me prejardhje nga Preza e Shqipërisë, Arber Murati, i cili për 9 vite sa merret me sportin e MMA-së ka arritur të fitoj 2 tituj italian si dhe një internacional, kurse synimi i tij është që një ditë të paraqitet edhe në ligat më të forta botërore si Belator dhe UFC.

“Me këtë sport kam filluar 9 vite më parë kur kam zbuluar palestrën ‘Warriors Verona Fight Team’ edhe tranierin  Bertoli Damiano (Kampion italian edhe Evrope). Deri tani kam 2 Tituj italian dhe atë internacional, por triumfi më i mirë që kam arrit në karrierë e që më ka mbet në zemër është ai momenti kur e mposhta kundërshtarin tim në Slloveni për 0.59 sekonda”, thotë Murati, duke shtuar se sivjet e presin edhe dy ndeshje të rëndësishme.

“ Në shtator kam një ndeshje në Ukrainë por për shkaqe teknike ende nuk e di emrin e kundërshtarit, kurse në dhjetor do luftoj në Slloveni për titull me federatën WFC. Kam mbështetje të fortë nga menaxheri im Luka Bartoletti i cili më ka premtuar se kam mundësi që një ditë të ndeshem edhe në Bellator dhe UFC. Andaj atë e falënderoi publikisht për ndihmën që ma jep gjithnjë”, thotë Arber Murati i cili në ditët në vijim do të zhvilloj një intervistë ekskluzive me agjencionin tonë ArenaRing ku edhe do shpalosim detale nga karriera e tij dhe jeta e këtij djaloshi.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *