
Arber Bellegu me 2 tituj sivjet
Arber Bellegu me prejardhje nga Peja por qe jeton dhe vepron ne Gjermani ka arritur që këtë vit të fitoj 2 tituj World Boxing League dhe European Boxing League Junior European Championship. Ndeshjen e fundit ai e mposhti për titull Hasan Kurnaz (8.10.0) dhe pas këtij triumfi ai ne renditjen e re botërore gjendet i 350-ti.
Belegu thote se kundërshtari i tij i fundit ka qen me shume përvoje pasi ai u ndesh ne te kaluaren edhe me emra te njohur te boksit siq është edhe shqiptari Alban Pervizaj por edhe Patrick Korte e Hussein Muhammad. Ai shton se sivjet i ka te planifikuar te zhvilloj edhe 4 ndeshje dhe planifikon vitin e ardhshëm te ndeshet edhe për një titull me te madh si UBO. Titull ky me te cilin do te zhvilloj ne bashkëpunim me menaxherin Avdyl Salihu.
Ai beson shume se sivjet me sukseset e reja do te futet edhe ne mesin e top 250 bokserëve me te mire te botes dhe me pas do te planifikoj vetem ndeshje te medha. Ne fund ai falënderon shume familjen e tij, posaçërisht vëllezërit qe i ndihmojnë shumë si dhe klubin e tij PASSION MMA, Nart Sadrija, trajnerin në Kosove, Club ROLL si dhe Avdyl Salihun qe e mbështet ne çdo moment. Bellegu shpreson se do te kete edhe sponzorizime me shume sepse për te zhvilluar një karrierë është e pamundshme nëse nuk ke mbështetje financiare.