Arben Shemallari të shtunën lufton për 2 tituj evropian
July 16, 2020
0 comments
Share

Arben Shemallari të shtunën lufton për 2 tituj evropian

Arben Shemallari, boksieri profesionist i “ArenaRing BoxPromotion” me 18 korrik në Wiesbaden të Gjermanisë do të zhvilloj ndeshjen e tij më të rëndësishme në karrierë duke luftuar kështu  për dy tituj evropian, atë të UBF dhe GBU, kurse kundërshtari i tij do të jetë hungarezi me përvojë Istvan Zeller i cili ka një skor prej 38 fitoreve, 29 humbje (12 me nokaut).

Menaxheri i Bennit, Avdyl Salihu beson se boksieri i tij do të arrij deri tek titujt pasi kohën e fundit është përgatit maksimalisht edhe pse me kushte jonormale. “Jemi duke jetuar me një pandemi globale dhe e gjithë bota është e limituar për punë ashtu edhe sporti. Benni me kushte jo edhe aq normale u munduar të përgatitet në Gjermani duke zhvilluar edhe sparingje. Ai po ndihet mirë dhe besoj se do të na gëzoj me tituj”, tha Salihu, duke shtuar se për tu realizuar kjo ndeshje kanë ndihmuar shumë edhe sponsorët të cilët i falënderon shumë. Nga ana tjetër, Arben Shemallari thotë se do të bëj çmos që të fitoj këtë tituj.

“Ballafaqimi për tituj për mua është realizim i ëndrrave të mija andaj besoj se do të arrij të mposht kundërshtarin dhe të fitoj titullin evropian. Këtë do ta bëjë për familjen time, prindit, motrën, vëllaun , shokët si dhe për menaxherin tim të cilin kemi punuar maksimalisht gati 1 vit e gjysmë për të arritur deri tek ky rezultat. Shpresoj shumë se do të kem edhe mbështetje dhe unë në fund do ti gëzoj me suksese”, tha Shemallari.

Ndryshe, ndeshja mes Shemallarit dhe Zeller do jetë përballja kryesore kurse para tij do të paraqiten edhe dy boksier shqiptar Shefat Isufi i cili do të ndeshet me boshnjakun, Boshko Mishiq si dhe Kasim Gashi i cili do të përballet me Janos Lakatos nga Hungaria.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *