Arben Shemallari rikthehet për ta kërkuar suksesin në profesionalizëm  
February 1, 2019
0 comments
Share

Arben Shemallari rikthehet për ta kërkuar suksesin në profesionalizëm  

Boksieri më i ri i Managment Promotion “ArenaRing”, Arben Shemallari, i cili me prejardhje është nga Prizreni por i lindur në Gjermani, po pret shumë nga bashkëpunimi i ri me këtë kompani menaxheriale, ai madje ka filluar edhe përgatitjet për ndeshjen e tij të ardhshme që do ta zhvilloj më 30 mars në Bilefeld. Shemallari me boks ka filluar nga mosha 11 vjeçare, kurse iniciator ka qen prindi i tij që e ka regjistruar në klubin e boksit amator “ABV Kohleck” ku edhe Shemallari tregoi se ka kualitet të mëdha. Por vjen një kohë që boksieri shqiptar edhe pse ishte talent i madh u desh të largohet nga boksi aktiv sepse nuk kishte dokumentacione gjermane dhe kjo atij i bëri probleme të mëdha që për një kohë të gjat u desh te largohet nga boksi, për të kthyer vitin e ardhshëm me plot motivim madje edhe duke u fut në boksin profesionist ku prej dy ndeshjeve sa zhvilloj pati po aq fitore. Ai në një intervistë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” zbuloi detalishtë karrierën e tij sportive.

 ArenaRing: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport?

Shemallari: Me sportin e boksit kam filluar të merrem qysh në moshën 11 vjeçare, kurse fajtor ka qen prindi im i cili ka vërejt nga fillimi se jam një djalosh luftarak dhe me shumë energji dhe kështu më regjistroi në klubin e boksit “ABV Kohleck” tek trajneri legjendar Walter Fischer.

ArenaRing: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring dhe si ishte fillimi?

Shemallari: Pas gjashtë muajve ushtrime maksimale trajneri vendosi që të më fus në kampionatin e Hessenit ku edhe arrita të triumfoj në peshën 40kg. Mbaj mend se kundërshtari ishte shumë kualitet  dhe luftonte nga distance, mirëpo me ndihmën edhe nga trajneri im, unë arrita të triumfoi me pikë. Në vazhdim të karrierës në amatorizëm zhvillova mbi 25 ndeshje ku edhe arrita të triumfoj në disa kampionate dhe turne të ndryshme. Kurse ne profesionalizëm ndeshjen e parë që e kam bërë më është dashur që në 40 sekondat e para ta analizoi mirë kundërshtarin dhe kur vërejta pikën e tij të dobët e sulmova dhe e nokautova qysh në raundin e parë.

ArenaRing: Sa është i zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Shemallari: Në qytetin ku jetoj unë, boksi amator është shumë i popullarizuar, por ai profesional fatkeqësisht jo edhe aq,  dhe kështu ndonjëherë më është dashur të udhëtoj në qytet më të mëdha që të zhvilloj edhe përgatitjet e mija

ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen ?

Shemallari: Tani kam nënshkruar marrëveshje me menaxherin e njohur shqiptar, Avdyl Salihu nga “ ArenaRing Managment Promotion” dhe ai tani më ma ka aranzhuar edhe ndeshjen e parë nën ombrellën e tij që do e kem më 30.3.2019 në Gjermani, respektivisht në Bilefild. Shpresoj se do të bashkëpunojmë me sukses dhe kam pritje të mëdha në të ardhmen, mirëpo për këtë na duhet edhe sponsor që besoj nuk do të mungojnë, kurse unë do ua kthej atyre me shumë suksese.

ArenaRing: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje ?

Familja ime gjithmonë më ka mbështetur në synimet e mija, sepse qëllimi i tyre është që të më shohin të lumtur kur bëj boks, ata thjesht më përkrahin shumë dhe kjo më motivon shumë në jetë dhe publikisht i falënderoj.

ArenaRing: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në?

Shemallari: Kam bashkëpunuar me kampionat: Leon Buer, Vincent Feigrent, Ahmed Ali, Benjamiu Gavazi, David Siegman e Memet Grgun

ArenaRing: Ndjenja jote me e mire nga ky sport?

Shemallari: Ndjenja më e mire është kur ngritët dora ime për fitore dhe këtë ndjenje nuk mund ta përshkruaj me fjale.

ArenaRing: Një kohe keni pauzë nga boksi, arsyet dhe me pas futeni ne boksin profesionist?

Shemallari: Ne moshën 15 vjeçare aplikova për pasaportën gjermane dhe vazhdova deri në 17 vjet boksin, por nuk merrja dot pjese neper gara shtetërore sepse nuk kisha mundësi teknike për shkak nënshtetësisë. Kështu fillove me shkollimin tim pra specializimin dhe kjo ishte arsyeja që mu desh për një  kohë të largohem nga sporti pa dëshirën time. Në moshën 20 vjet më në fund mora pasaportën, por specializimin e mbarova në 21 vjet ku ndërkohë  punoja dhe nuk u merrja me sport.  U mendova shume për rikthim dhe ja që në vitin e kaluar u riktheva në ring, madje në profesionalizëm ku edhe arrita dy fitore të mëdha me KO.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *