Arben Shemallari me Salihun shkon vetëm përpara
Katër ndeshje po aq fitore në boksin profesionist, ku tre prej tyre i ka shënuar sivjet edhe atë prej kur lidhi marrëveshje me menaxherit tani më të njohur shqiptar, Avdyl Salihu. Siç duket ky bashkëpunim i ri ka qen ideale për boksierin shqiptar, Arben Shemallari i cili po ngjitet në rang listën botërore.
Kështu, viktima tij e fundit ishte gjatë fundjavës në Karlsruhe të Gjermanisë, ku arriti që ta mposht me KO – 2 rund boshnjakut, Adnan Hadzihajdic. Me sukseset e arritura u shpreh i kënaqur Shemallari dhe tha se nuk do të ndaloj këtu sepse me menaxherin e tij, Avdyl Salihu kanë plane të mëdha. “Kemi plane të mëdha, ndër to është depërtimi ynë në Angli dhe USA. Mirëpo nuk do të ngutemi sepse njëherit po i japim rëndësi më shumë rang listës dhe më pas do të sulmojmë këto vende dhe kundërshtar shumë më të fortë. Falënderoi të gjithë ata që po më mbështesin në ndërtimin e karrierës sime, ndër ta menaxherin, familjen si dhe shumë miq e sponsor që po më rijnë afër”, tha Shemallari. Nga ana tjëtër, Salihu thotë se ka besim të plotë tek Benni dhe do të bëj çmos për ti arritur planet e tyre.
“Beni është një djalosh i cili lufton shumë për të arritur qëllimet e tija andaj edhe kam simpati të veçantë ndaj tij. Në dy ndeshjet e kaluara me qëllim kam pranuar kundërshtar me përvoja të mësha në boksin profesionist si Darko Knazevic nga Serbia i cili ka 46 ndeshje profesionale dhe Adnan Hadzijahic i cili ka 26 lufta prapa tij po ja arritëm qëllimin dhe fituam. Tani besoj shumë se deri në fund të vitit do i menaxhoj edhe 2 lufta, njërën në Berlin tek Aleksandar Petkovici dhe njërën në Vizbaden. Shpresoj në dy fitore të ardhshme”, u shpreh optimist Avdyl Salihu.
Ndryshe, boksieri i Managment Promotion “ArenaRing”, Arben Shemallari, ka prejardhje nga Prizreni por i lindur në Gjermani. Shemallari me boks ka filluar nga mosha 11 vjeçare, kurse iniciator ka qen prindi i tij.