Arben Shemallari kundër boshnjakut Hadzihajdic
September 10, 2019
0 comments
Share

  Arben Shemallari kundër boshnjakut Hadzihajdic

 

Arben Shemallari (ArenaRing BoxPromotion)” ka zyrtarizuar ndeshjen e tij të katërt në boksin profesionist, kurse kundërshtar i tij i ardhshëm do të jetë boshnjaku Adnan Hadzihajdic, këtë  e zbulon menaxheri i Arbenit, Avdyl Salihu duke shtuar se pret fitoren e radhës për boksierin e tij. “Më 21 shtator Beni do të ndeshet sërish, mirëpo tani në Karlsruhe kundër boshnjakut me përvojë Adnan Hadzihajdic i cili ka 26 ndeshje në boksin profesionist. Ne si staf kemi besim tek boksieri ynë andaj edhe presim fitoren e radhës”, deklaroi Salihu.

Nga ana tjetër, Shemallari tha se përveç triumfit nuk mendon për asgjë tyjetër. “Jam duke u përgatit maksimalisht për këtë duel sepse e di se do jetë një përballje e vështirë. Jam i motivuar dhe besoj se do arrij deri tek triumfi”, deklaro Shemallari. Cekim se Shemallari deri tani ka zhvilluar tre ndeshje ne boksin profesionsit dhe në të gjitha ka arritur fitore.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *