
Anulohet sfida e Gjetan Ketës për arsye shëndetësore, në ring do të ngjitet Ferit Keta
Por, vetëm një ditë më pas trajneri i tij, Ismail Keta ka “shuar” kuriozitetin dhe ka komunikuar mënyrën sesi do zgjidhet situata. Në vend të Gjetanit për shkak të marrëveshjes me promotorin dhe televizionin spanjoll, do të ngjitet në ring, Ferit Keta.
Feriti do të ndeshet ndaj spanjollit Ezequiel Zarate, i cili ka një eksperiencë më të madhe në boksin profesionist me 45 ndeshje, por edhe një numër të lartë humbjesh (21), ndërsa Feriti ka në total 11 ndeshje nga të cilat asnjë humbje.
Konkretisht në komunikimin e trajnerit Ismail Keta, shkruhet:
“Për arsye shëndetësore Gjetanit iu desh të anulojë ndeshjen në Spanjë. Kontrata me promotorin dhe TV spanjoll nuk mund ta pranonin lehtë këtë situatë, ndaj vëllai i vogël Ferit Keta u tregua i gatshëm për të plotësuar kontratën dhe programin e TV spanjoll.
Te shtunën me dt 9 Mars në Madrid, Ferit Keta do të ndeshet kundër argjentinasit ZARATE, me 45 ndeshje në boksin profesionist, duke u ndeshur edhe kundra emrave të mëdhenj përveç përvojës kampion në kickboks.
Vërtetë atje do të na mungoj publiku i zjarrte shqiptarë dhe fansat tanë gjerman, por unë kam besim tek qetësia, forca dhe shpirti luftarak i Feritit, për të mos turpëruar të qenurit shqiptar edhe në fushën e huaj!”