
Anulohet ndeshja e Labinotit, kundërshtari nuk kalon testet mjekësore
Boksieri i njohur kosovar, Labinot Xhoxhaj ka qen i pafat kësaj radhe për të zhvilluar ndeshjen e tij të ardhshme në boksin profesionist pasi në momentin e fundit është anuluar e njëjta pasi kundërshtari i tij është tërhequr për shkaqe shëndetësore. Këtë lajm e konfirmon edhe menaxheri i tij, Muharem Gjocaj.
“Njoftojmë të gjithë dashamiret e sportit se ndeshja e Labinotit është anuluar sepse kundërshtari në momentet e fundit është tërhekur nga përballja për arsye të kontrolleve të mjekëve që nuk rezultuan mirë. Së shpejti do ju informojmë për meqin e radhës të Labinotit”, tha Gjocaj.