Antidopingu britanik shtyn sërish vendimin për boksierin Tyson Fury
September 4, 2017
0 comments
Share

Antidopingu britanik shtyn sërish vendimin për boksierin Tyson Fury

Tyson Fury është ende në pritje të një vendimi nga Komisioni Britanik i Antidopingut (UKAD), që ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e boksierit britanik, ish-kampion bote në peshat e rënda. Fury është akuzuar për “përdorim të substancave të ndaluara” në shtator të vitit të kaluar, kur dhe doli pozitiv me kokainë pas një testi antidoping. Boksieri dorëzoi titujt kampionë bote që pat fituar ndaj Wladimir Klitschko, por që nuk i mbrojti asnjëherë dhe u pezullua pa afat nga antidopingu britanik.

Nga sfida mes Tyson Fury dhe Wladimir Klitschko

Fury duhej të dilte para UKAD në maj të këtij viti, por seanca dëgjimore u shty dhe që nga ajo kohë ende nuk është marrë asnjë vendim. “Ne jemi në pritje të një vendimi që do të marrë një panel i pavarur anëtarësh, që do të japin mendimin e tyre”, tha Robert Smith, sekretari i përgjithëm i UKAD. Tyson Fury (i pamposhtur në ring) iu hoq licensa për të boksuar në tetorin e vitit të kaluar për shkak të disa problemeve mendore dhe nuk do t’i jepet derisa komisioni antidoping të marrë vendim.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *