Anthony Joshua mbetet i pamposhtur, gjunjëzoi edhe legjendën Klitschko
April 29, 2017
0 comments
Share

Anthony Joshua mbetet i pamposhtur, gjunjëzoi edhe legjendën Klitschko

Boksieri britanik Anthony Joshua ka mbrojtur titullin kampion bote të kategorisë IBF në peshat e rënda, duke mundur me KO Teknik në raundin e 11-të rivalin ukrainas Wladimir Klitschko, në një nga përballjet më të bukura të historisë së boksit.

Përballja e madhe mes dy prej ikonave të boksit botëror u zhvillua para 90 mijë shikuesve në stadiumin “Wembley” të Londrës. Gjyqtari ndali duelin në raundin e 11-të, pasi Klitschko rad y herë në tapet brenda pak sekondash dhe po bombardohej nga Joshua, që e meritoi fitoren edhe pse vuajti shumë. 14 vite diferencë bënë diferencën në këtë përballje, me Joshua që mbetet i pamposhtur në ring, duke korrur fitoren e 19-të në po kaq duele të zhvilluara.
Tri raundet e para janë më të mira për Joshua, që ka një epërsi të lehtë karshi Klitschkos, por ukrainasi rikthehet protagonist në raundin e katërt, ku përpiqet të barazpeshojë rezultatin. Raundi i pestë është më i bukuri, pasi Joshua arrin të hedhë në tapet rivalin ukrainas, por në minutën e fundit është Klitschko që corodit rivalin britanik, duke e bërë mjaft dramatike sfidën. Dramaticitet që vijon në raundin e gjashtë, me Joshua që bie në tapet pas një grushti të ukrainasit, duke bërë që adrenalina të shkojë në maksimum. Ndërkohë që fansat shijonin një përballje titanësh, me raundin e 7-të më të qetë, pasi boksierët sulmojnë pak dhe kontrollojnë njëri-tjetrin.

I qetë edhe raundi i tetë, me Klitschko që nis gradualisht të fitojë terren falë përvojës, por ukrainasi ka një të carë në vetullën e majtë, që e pengon. Edhe Joshua duket se nis të rikuperojë fizikisht pas raundit të nëntë, teksa ka edhe mbështetjen e fansave të shumtë. Joshua dhe Klitschko lëvizin shumë në ring, shkojnë më shumë drejt kontaktit fizik se sa te grushtet, duke i mbyllur në barazim raundet që pasojnë dhe e lënë të hapur emrin e fituesit deri në raundin e fundit. Por në raundin e 11-të Joshua hedh sërish në tapet Klitschko, madje dy herë brenda pak sekondash, duke marrë komandën e duelit. Gjyqtari ndal duelin, pasi sheh qe Klitschko nuk vazhdon dot më dhe Joshua fiton sfidën dhe mbron titullin kampion bote.

Përvecse mbron titullin e kategorisë IBF, Joshua merr edhe kurorën e kategorisë WBA që ishte vakant, duke nisur kështu unifikimin e titujve. Për Klitschko kjo ishte humbja e pestë në karrierë në 69 duele, e dyta radhazi, cka do të thotë se karriera e tij, tashmë në moshën 41- vjecare, është drejt fundit. Duket se kjo sfidë solli edhe dorëzimin e stafetës nga Klitschko te Joshua, dy boksierë që treguan se janë ndër më të mirët e historisë. Të pranishëm shumë yje të sportit, kinematografisë, spektaklit etj., që ndoqën nga afër këtë sfidë të magjishme të boksit.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *