Anjos fiton duelin me Lawler, synon titullin edhe në peshën “welter”
December 18, 2017
0 comments
Share

Anjos fiton duelin me Lawler, synon titullin edhe në peshën “welter”

Edhe sfida e tretë e sportistit brazilian Rafael Dos Anjos në peshën “welter” ka rezultuar e suksesshme, pasi veterani i arteve marciale mikse ka mundur me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanin Robbie Lawler, sfidë e vlefshme për “UFC on FOX 26”, zhvilluar në Winnipeg të Kanadasë. Kjo ishte sfida kryesore e mbrëmjes, me Dos Anjos që e dominoi duelin dhe e meritoi fitoren, suksesi i 28-të në UFC, ku ka edhe 9 humbje. Tashmë periudha e tranzicionit për Dos Anjos në peshën e re mund të quhet e kaluar, duke hequr përfundimisht dorë nga pesha e lehtë, ku vite më parë u shpall edhe kampion bote.

Brazilian Rafael Dos Anjos feston

Një sfidë fantastike e kampionit brazilian, që pati epërsi në kafaz ndaj një tjetër rivali veteran në artet marciale mikse si Laëler, duke treguar një formë të mirë, ashtu si dikur. Të tri gjyqtarët dhanë rezultatin e njëjtë 50-45 në favor të Dos Anjos, që u shpreh i kënaqur me këtë triumf. “Jam i lumtur. Kam vite që jam në këtë sport, por e ndiej se po rilind në këtë peshë të re. Është një nder të jesh një luftëtar si unë dhe të mundësh një luftëtar tjetër veteran si Robbie, që është një kampion. Kam 10 vite në UFC dhe besoj se Dana White do të më japë mundësinë që përballjen tjetër të dueloj për titullin në peshën welter”, tha Dos Anjos.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *