Andy Ruiz Jr i jep një tjetër “KO” Joshua, refuzon revanshin
June 3, 2019
0 comments
Share

Andy Ruiz Jr i jep një tjetër “KO” Joshua, refuzon revanshin

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është “mbreti” i ri ri i boksit në peshën e rëndë, duke bërë atë që asnjë patriot i tij nuk e kishte realizuar më parë. Ai hodhi 4 herë në tapet gjatë duelit të zhvilluar në Nju Jork britanikun Anthony Joshua dhe i rrëmbeu titujt kampionë bote, duke tronditur botën e sportit me këtë rezultat.

Ndihem shkëlqyeshëm. Kjo ishte një fitore që e kasha ëndërruar gjithë jetën time. Kisha punuar shumë për këtë sfidë dhe ia dola mbanë. Nuk më besohet që ëndrra ime tani është realizuar. Unë nuk njoh limite, sipër meje është vetëm qielli”, u shpreh Andy Ruiz Jr pas fitimit të titullit kampion.

Andy Rujiz Jr feston titullin

Unë jam një luftëtar meksikan, kam gjakun meksikan në trupin tim. Ky ishte dyluftimi meksikan dhe unë ua vërtetova këtë gjë në ring”, u shpreh Ruiz Jr, 33 fitore e 1 humbje në karrierën e tij.

Kontrata e dy boksierëve parashikon revanshin, çka u përmend nga Joshua dhe menaxheri i tij Eddie Hearn në fund të duelit. Gjithsesi, duket se meksikani ka të tjera plane për të ardhmen. “Tani jam unë kampion bote dhe do të shoh edhe të tjera mundësi. Nuk e di nëse do ta zhvillojmë menjëherë revanzhin”, tha Ruiz Jr në konferencën për shtyp pas duelit, duke refuzuar një revansh të menjëhershëm.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *