Andrade kampione e botës, Namajunas dorëzon titullin
May 13, 2019
0 comments
Share

Andrade kampione e botës, Namajunas dorëzon titullin

Sportistja braziliane Jessica Andrade është kampionia e re e botës në artet marciale mikse në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), pas fitores me “KO” në raundin e dytë ndaj amerikanes Rose Namajunas. Kjo e fundit dorëzoi titullin kampion në eventin UFC-237 zhvilluar sot në Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Andrade ishte më në formë se Namajunas dhe falë disa kapjeve në ajër arriti të mposhtë Namajunas, që vetëm me grushtet e saj nuk arriti ta fitojë këtë sfidë. Sportistja braziliane e ngriti disa herë lart në ajër ish-kampionen e botës si të ishte sporti i peshëngritjes dhe në një nga hedhjet në tapet mbylli sfidën.

Namajunas ra keq dhe nuk reagoi, duke detyruar gjyqtarin të ndalë sfidën në mesin e raundit të dytë. Për sportisten amerikane kjo është humbja e kartërt në karrierë, ku numëron edhe 8 fitore. Ndërsa për Andrade ky është suksesi nr.20 në karrierë, ku ka edhe 6 humbje. Gjithsesi, ky triumf para publikut të saj ishte i jashtëzakonshëm dhe festa e merituar.

Andrade ne momentin e triumfit

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *