Andi Mahmutaj gati për kampionatin gjerman, pret triumf
January 25, 2018
0 comments
Share

Andi Mahmutaj gati për kampionatin gjerman, pret triumf

Boksieri i talentuar me prejardhje nga Peja, Andi Mahmutaj, por që jeton dhe ushtron në Keln të Gjermanisë, më 24 shkurt do të debutoj në kampionatin e këtij vendi. Djaloshi 15 vjeçar beson se do të ketë një paraqitje të mirë sepse i beson kualiteteve të tij.

Me trajnerin tim, Lukas Wilaschek, jemi duke u përgatit maksimalisht për këtë kampionat, andaj edhe kam besim të madh se do të debutoj me sukses”, tha djaloshi i cili do të paraqitet në 80kg”, deklaroi për agjencinë e lajmeve për sporte luftarake “ArenaRing”, Andi Mahmutaj, duke shtuar se pret që edhe fati të jetë në favor të tijë.

“Sporti dhe fati janë shumë të lidhur njëra me tjetërën andaj nëse triumfoj në ndeshjen e parë nuk do ndalem deri në fund”, tha Mahmutaj. Ndryshe, duhet cekur në një moment interesant kur para ca ditëve boksieri i mirënjohur Shpëtim Shala, kishte shkruar në facebokin e tij se emri i Andit, duhet të mbahet mendë mirë, sepse pritet një karrierë e madhe.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *