Analizë e Salihut: Robini është kampion i vërtetë
Analizë e Avdyl Salihu, menaxher i boksit Profesionist ne ArenaRing Management Promotion
Të them të drejtën kam pritur një duel që do të zgjat 12 runda pasi Dominic Boesel njihet si një luftëtar i cili është shumë i qëndrueshëm dhe për këtë tregon statistika e tij ku prej 32 ndeshjeve që ka zhvilluar ne karrierë 16 prej tyre i ka përfunduar përballjet duke i fituar me pikë.
Nga ana tjetër, Krasniqi kësaj radhe nga fillimi u tregua se është i përgatitur maksimalisht, ndërkohë që aspak nuk mungoi motivimi. Ai nga raundi i parë filloi me goditje të shpejta, por edhe lëvizjet e tij kësaj radhe dallonin nga ndeshjet tjera dhe kjo siç duket e hutoi pak kundërshtarin e tij, i cili dukej i qetë mirëpo shumë i shqetësuar nga taktika që aplikonte Haxhi Krasniqi në ring.
Kjo taktikë e planifikuar më parë nga stafi teknik, u tregua të jetë e saktë pasi në raundin e tretë pas një goditje të fuqishme Boesel përplaset në dysheme dhe ishte në nakdaun, mirëpo befasisht gjyqtari nuk reagon dhe vazhdon ndeshjen ku këtë e shfrytëzon maksimalisht Krasniqi duke e hedhur në dysheme për së dyti herë për ta përfunduar përballjen me KO.
Një sukses me plot meritë dhe kështu boksieri i Kosovës bëhet shqiptari i parë në botë që ka ngrit lartë dy titujt botëror ne versione IBO edhe WBA. Besoj shumë se Krasniqi edhe në të ardhmen do të na jep emocione të tilla pasi ky boksier është një kampion i vërtetë dhe me staf te mrekullueshëm ku ndër ta ka edhe menaxherin shqiptar, Luan Dreshaj.