Amir Bilalli premton mbështetje për boksierët më të mirë të Maqedonisë së veriut
February 9, 2022
0 comments
Share

Amir Bilalli premton mbështetje për boksierët më të mirë të Maqedonisë së veriut

Amir Bilalli, zëvendës drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, dje në zyrën e tij ka pritur njerëz të suksesshëm të boksit (nënkryetarin e Federatës Kombëtare të boksit, z. Faton Salihu, si dhe tre ambasadorët sportiv në vend, Ardian Azemi, Jasin Lama dhe Arsim Etemi) për të arriturat e tyre gjatë vitit të kaluar, shkruan Open-TV.

Ai ka falënderuar nënkryetarin e FBM-së, Faton Saliu për plaketën dhe ka shtuar se bashkëpunimi me federatën e boksit do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Postimi i tij i plotë:

Kisha kënaqësinë e veçantë që në cilësinë e zëvendës drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport, të takojë në ambientet e Agjencisë, zëvendës kryetarin e Federatës Kombëtare të boksit, z. Faton Salihu, si dhe tre ambasadorët sportiv në vend, Ardian Azemi, Jasin Lama, dhe Arsim Etemi.

Ardian Azemi nga FKB është shpallur si boksieri më i mirë në konkurencën e të rinjëve, për vitin 2021, ndërsa Jasin Lama është shpallur boksieri më i mirë për senior, ndërsa Arsim Etemi ka arritur rezultate të larta vazhdimisht. Që të tre, na kanë prezentuar denjësisht si në garat kombëtare, ashtu edhe në nivel evropian dhe botëror.

Njëkohesisht, kisha privilegjin që nga zëvendës kryetari i FKB-ës të pranojë në shenjë mirënjohjeje Plaketë për bashkëpunim e suksesshëm në mes institucioneve tona. Personalisht faleminderova zëvendës kryetarin Faton Salihun për punën e deritanishme në Federatën e boksit dhe për avancimin e sportit të boksit në vend, si një nga sportet më të adhuruara nga qytetarët.

Agjencia për rini dhe sport, si dhe Federata e boksit do të vazhdojnë të bashkëpunojnë si dy partner serioz në kultivimin e sportit të boksit dhe sporteve në përgjithësi.

Nga ana tjeter, ish kampioni evropian per kadet, Faton Salihu ne faqen e tij ne FB tha

“Në cilësinë e zëvendës kryetarit të Federatës Boksit të Maqedonis kisha nderin që së bashku me Jasin Lama i shpallur boksier më i mirë per senior për vitin 2021, dhe Ardijan Azemi i shpallur boksieri më i mirë në konkurrencen e te rinjeve, si dhe Arsim Etemi reprezentatues i rregullt të vizitojmë zëvendës drejtorin e Agjencisë për rini dhe sport, Amir Bilalli.

Nga Federata Boksit e Maqedonis zëvendës drejtorit të Agjencisë për rini dhe sport i është ndarë në formë mirënjohje një Plaketë për bashkëpunim të deritanishëm mes dy institucioneve tona dhe për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të boksit.
Zëvendës drejtori i Agjencisë për rini dhe sport shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me Federatën e boksit dhe për sukseset në boks nga përfaqësuesit tanë, si në garat kombëtare, ashtu edhe në garat evropiane dhe botërore.
Në fund të takimit, u dakorduam rreth një mesazhi sensibilizues se sporti përtej tjerash na bashkon të gjithëve, dhe si mjet i tillë duhet të promovohet në vazhdimësi, pasi që sportistët janë ambasadorët që na bëjnë krenar me ndeshjet e tyre”

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *