
Ameti: Me kampionin e ri Doan Osmani mburremi
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti në takim kampionin evropian të karatesë për U21, Doan Osmani.
“Me kampionin e ri Doan Osmani mburremi edhe ne pasi që ai aktualisht është student në vit të dytë në Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës. Është një ndjenjë dhe emocion i veçantë të presësh në takim një student. Për këtë arritje të Doan Osmanit sigurisht që merita të veçanta ka edhe trajneri i tij, z. Arlind Huseini. Shpresoj se në garat universitare të karatesë që do mbahen në Zagreb këtë vit, Doan Osmani do ta përfaqësojë denjësisht Universitetin e Tetovës dhe do të arrijë të shpallet kampion, njëjtë siç u shpall kampion i Evropës më 10 shkurt 2019 dhe kampion ballkanik për të dytin vit me radhë”, tha Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, kampionit Doan Osmani i ndau një dhuratë me fotografinë e Universitetit.