Amet Bejtullahu pas 17 viteve kthehet në ring ndaj serbit, Zhelkovic
July 17, 2019
0 comments
Share

Amet Bejtullahu pas 17 viteve kthehet në ring ndaj serbit, Zhelkovic

Më 25 korrik në sheshin “Iliria” në Tetovë do të zhvillohet një galla mbrëmje e kikboksit e që është nën kuadër të “Vera e kultures tetovare 2019”. Në ring do të paraqiten disa emra të njohur shqiptar, kurse interesante do jetë edhe rikthimi pas 17 viteve të ish kampionit, Amet Bejtullah, i cili do ti kryqëzoj dorëzat ndaj serbit profesionist, Jovan Zhelkovic.

Bejtullah i cili është edhe organizator i kësaj mbrëmje thotë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” se ndihet maksimalisht i motivuar me rikthimin e tij dhe këtë e bën për spektakël. “Kundërshtarin tim e njoh shumë pak, vetëm nga disa video, mirëpo kjo aspak nuk më intereson sepse do jap maksimumin që rikthimi im të jetë më një fitore. Përveq përballjes sime do ketë edhe ndeshje tjera interesante, andaj ftoj publikun tetovar por edhe gjithë shqiptar të vijnë në sheshin Iliria në Tetovë dhe të festojmë së bashku”, deklaroi Bejtullah.

Cekim se në këtë mbrëmje do të paraqiten edhe kikbokserat shqiptar, Ajdin Bejtullah i cili do ndeshet me Flamur Ismaili. Albin Pajaziti kundër Elmaz Rakipit, mandej Armin Misimi ndaj Mentor Rexhepi, Musnet Ferati kundër Serhan Xhaferovski dhe Alirami Ramadani kundër Burim Rifati. Në program janë edhe disa lufta tjera. Cekim se ky aktivitet sportiv do të filloj nga ora 20:00.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *