Ambasadori pret Edmond Zefin dhe i premton mbështetje
July 22, 2019
0 comments
Share

Ambasadori pret Edmond Zefin dhe i premton mbështetje

Suksesi i të rinjve shqiptar nëpër botë viteve të fundit vetëm po shtohet, ku ndër ta është edhe një i ri nga fshati Ranoc i Komunës së Klinës, Edmond Zefi, i cili tashmë jeton në Çeki. Në këtë vend ai është prit nga ambasadori i Kosovës, Arber Vllahiu, i cili madje i ka premtuar edhe mbështetje në karrierën e tij.

Cekim se Zefi ka qenë 5 vite kampion i Kosovës në boks dhe fitues i shumë garave ndërkombëtare si dhe pjesëmarrës në kampionatin evropian. Ai momentalisht po garon edhe në boksin profesionist ku deri tani nuk ka asnjë humbje.

“Shkëlqimi i të rinjve dhe të rejave të Kosovës në sport tregon vlerat e shoqërisë sonë, talentin dhe forcën e tyre për të dëshmuar identitetin e tyre në botë. Ambasada e Kosovës në Pragë ishte sot e nderuar me vizitën e një të riu nga Kosova, sportist kulminant në boksin profesional, Edmond Zefi. Ne mbrojtje të ngjyrave të Republikës së Çekisë por me krenarinë e prejardhjes nga Kosova, Edmondi vazhdon të jetë shembulli i suksesit të të rinjve tanë”, tha Arber Vllahiu.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *