Amanda: Shevchenko dije, nuk e ke asnjë rast!
July 3, 2017
0 comments
Share

Amanda: Shevchenko dije, nuk e ke asnjë rast!

Kampionia e botës në peshën “gjel” (bantam), Amanda Nunes, po kryen përgatitjet e fundit në prag të duelit me Valentina Shevchenko, sfidë e vlefshme për UFC-213, e cila do të zhvillohet më 8 korrik në Las Vegas. Kjo do të jetë hera e dytë që dy kampionet e arteve marciale mikse përballen mes tyre, pas triumfit me vendim unanim të gjyqtarëve që Nunes i bëri Shevchenko një vit më parë. Por këtë herë dueli do të jetë i vlefshëm për titullin kampion që mbahet nga Nunes, që pasi e mbrojti një herë më 30 dhjetor ndaj Ronda Rousey kërkon që të njëjtën gjë të bëjë edhe pas 5 ditësh, raporton telesport.

“Gjithnjë kam qenë nën presion, si kur fitova titullin në UFC-200, ashtu dhe kur e mbrojta atë ndaj Rousey në UFC-207. Ndoshta ngaqë jam e vetmja braziliane që mban një titull të tillë”, tha Nunes. Sportistja braziliane ka mbërritur në Las Vegas, ku po kryen përgatitjet e fundit për këtë sfidë. “Valentina nuk ka asnjë shans që të fitojë këtë duel dhe të më marrë titullin. Do ta lë rivalen të vuajë në kafaz dhe do të triumfoj sërish ndaj saj. Jam përgatitur mirë, fizikisht dhe psikologjikisht, ndaj askush nuk mund të vijë dhe të më marrë gjerdanin. Jam gati për gjithçka”, u shpreh më tej Amanda Nunes, kampione e botës në UFC.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *