Alvarez thumbon Khabib: Kampion duke mundur nr.11 në botë
April 23, 2018
0 comments
Share

Alvarez thumbon Khabib: Kampion duke mundur nr.11 në botë

Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë Eddie Alvarez, ka thumbuar kampionin aktual të kësaj kategorie Khabib Nurmagomedov, që mundi në eventin e UFC-223 Al Iaquinta duke marrë titullin. Sipas Alvarez, kampioni rus nuk e meriton këtë titull, pasi nuk mundi më të mirët në botë, por numrin 11.

Unë e njoh këtë sport, i di gjërat. Khabib u shpall kampion pasi mundi sportistin që renditet në vendin e 11-të në botë. Ai nuk është kampioni i vërtetë. Si mund të bëhesh kampion duke mos mundur më të mirët”, tha Alvarez.

Amerikani, më tej shtoi: “Kur unë u shpalla kampion bote munda me radhë numrat 5, 4, 3,2 dhe më pas më të mirin. Unë duelova me kampionin, një njeri që kishte gjerdanin. Ai që realizon këtë rrugëtim është kampioni i vërtetë. Unë do të avzhdoj të dueloj me më të mirët, do të pres radhën. Do të lejoj UFC-në të bëjë zgjedhjet, të bëjë punën e saj. Le të zgjedhë për Khabib ai që ka radhën”, u shpreh Eddie Alvarez.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *