Alvarez tërhiqet nga dueli me Golovkin pas dopingut
April 4, 2018
0 comments
Share

Alvarez tërhiqet nga dueli me Golovkin pas dopingut

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, përmes një konference për shtyp, ka bërë me dije se nuk do të duelojë më 5 maj ndaj Gennady Golovkin, në revanshin që dy boksierët kishin planifikuar. Skandali doping që përfshiu boksieri meksikan dhe pezullimi që ai ka marrë nga Komisioni i Sportit në Nevada deri më datën 10 prill, kanë bërë që ai të tërhiqet nga sfida. Canelo konfirmoi tërheqjen gjatë një deklarate për mediat, ku deklaroi edhe një herë se është i pastër dhe se doping erdhi për shkak të mishit të infektuar.

Alvarez rrezikon nga Komisioni i Sportit një pezullim deri në 1 vit nga veprimtaritë. Përballja e parë mes dy boksierëve, zhvilluar në shtator të vitit të kaluar, përfundoi në barazim, ndaj boksierët vendosën të duelojnë sërish. Golovkin është kampioni i botës në peshën e mesme dhe pas këtij lajmi ka deklaruar se nuk do të tërhiqet pas, por se do të mbrojë titujt më 5 maj, në Las Vegas.

Meksikani dështoi në një test antidoping më 10 shkurt, kur doli pozitiv me clebunterol, ndërsa në dy teste të tjera të zhvlluara më 17 dhe 20 shkurt doli negativ. Në rast se konfirmohet pezullimi për Alvarez, ai do të nisë nga 17 shkurt.

Jam i shokuar nga sa ka ndodhur, por ftoj të gjithë të mos kenë dyshime për integritetin tim. Gjithnjë kam qenë një boksier i pastër. Dua të kërkoj ndjesë për këtë tërheqje, por unë respektoj sportin dhe konfirmoj se gjithnjë do të jem një boksier i pastër”, tha Alvarez.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *