Alvarez stërvitje speciale për revanshin e 15 shtatorit ndaj Golovkin
July 31, 2018
0 comments
Share

Alvarez stërvitje speciale për revanshin e 15 shtatorit ndaj Golovkin

Saul “Canelo” Alvarez vijon me intensitet përgatitjet për duelin e 15 shtatorit, ku do të përballet sërish me Gennady Golovkin, kampionin e botës në peshën e mesme, në një revansh për titujt kampionë që mbahen nga kazaku. Por boksieri meksikan shprehet se këtë herë sfida mes tyre do të ketë një fitues (përballja e një vit më parë u mbyll në barazim) dhe se ai është gati për këtë duel. Më i dobët por më i karikuar dhe gati për të shfryrë edhe dufin pas skandalit doping që e largoi për një kohë të gjatë nga ringu, boksieri meksikan shprehet se nuk i trembet askujt dhe se do të arrijë të tregojë vlerat e tij.

Sigurisht që gjërat do të jenë ndryshe krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.  Jam stërvitur fort dhe përgatitja po vijon me ritme të mira. Kam kryer një stërvitje ndryshe nga ajo e herës së fundit dhe besoj se taktika ime do të japë efekt”, tha boksieri 28 vjeçar nga Meksika, 49 fitore, 1 humbje dhe 2 barazime në karrierën e tij. Hera e fundit që ka dueluar është pikërisht sfida me “Triple G”, në3 shtator të 2017-ës dhe tashmë boksierët janë gati për revanshin, që duhej të ishte zhvilluar më 5 maj. Por dueli u anullua, pasi Alvarez doli pozitiv dhe u danua 6 muaj nga antidopingu, pezullim që përfundon pikërisht në shtator.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *