Alvarez: Revanshi me Golovkin do të shënojë një kapitull të ri
Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është duke kryer përgatitjet e fundit në prag të revanshit të 15 shtatorit ndaj kazakut Gennady Golovkin, duel që do të zhvillohet në Las Vegas. Mes palestrës dhe ringut, meksikani synon që të mposhtë kampionin e botës, t’i marrë atij titujt kampionë dhe t’u mbyllë gojën skeptikëve. Sidomos atyre që e akuzuan për doping, kur doli pozitiv me clebunterol dhe u pezullua 6 muaj. Në prag të revanshit, Canelo mendon se kjo sfidë do të ndryshojë shumë gjëra në historinë e boksit dhe me fitoren e tij do të hapë një kapitull të ri.
“Kjo është sfida ime më e madhe dhe do të hapë një kapitull të ri në këtë sport. Një kapitull të ri edhe në karrierën time. Do ta fitoj këtë sfidë, do të arrij një fitore të madhe dhe do të kem me shpatullat e mia gjerdanët. Kohët e fundit kanë ndodhur shumë gjëra, madje të këqija, por nuk jam përkulur. Akuzat e pabaza nuk të vrasin, ato të bëjnë më të fortë dhe kjo gjë ka ndodhur me mua. Gjithnjë jam fokusuar tek ajo që do të bëj, të dueli me Golovkin dhe do ta fitoj atë”, u shpreh Canelo Alvarez, 49 fitore, 1 humbje e 2 barazime në karrierën e tij, ndërsa rivali kazak nuk ka asnjë humbje.