Alvarez pozitiv, por dueli me Golovkin nuk është në rrezik
March 6, 2018
0 comments
Share

Alvarez pozitiv, por dueli me Golovkin nuk është në rrezik

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez ka rezultuar pozitiv me “clebunterol” gjatë një testi antidoping që vetë boksieri ka kërkuar dhe ka kryer para duelit të 5 majit ndaj kazakut Gennady Golovkin. Mësohet se substanca e ndaluar e gjetur në urinën e boksierit ka ardhur për shkak të mishit që ai ka ngrënë, por kjo situatë e krijuar nuk ka për ta penguar zhvillimin normal të duelit për titujt kampionë bote në peshën e mesme, që mbahen nga GGG. Mediat amerikane dhe stafet e të dy boksierëve konfirmojnë se dueli do të zhvillohet rregullisht më 5 maj në Las Vegas.

Boksieret Alvarez dhe Golovkin

Pas lajmit, boksieri Alvarez lëshoi një deklaratë për mediat, ku shprehet: “Unë jam një sportist që i respektoj vlerat që përcjell sporti dhe kjo situatë më ka befasuar shumë, por edhe më ka mërzitur, pasi kurrë më parë nuk më ka ndodhur një gjë e tillë. Unë do t’i nënshtrohem të gjithë analizave dhe testeve të tjera të nevojshme për të sqaruar këtë situatë të sikletshme dhe jam i sigurt se e vërteta në fund do ët triumfojë”, tha meksikani. Sfida e 5 majit mes dy boksierëve zhvillohet pas barazimit që doli nga dueli i parë zhvilluar më 16 shtator mes Alvarez dhe Golovkin.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *