Alvarez merr “OK” nga mjekët, mund të duelojë sërish në dhjetor
September 26, 2018
0 comments
Share

Alvarez merr “OK” nga mjekët, mund të duelojë sërish në dhjetor

Komisioni mjekësor i Nevadës ka dhënë “OK”-in e tij për rikthimin në ring që në dhjetor të boksierit meksikan Saul “Canelo” Alvarez, dy javë pas fitores që ai arriti ndaj Gennady Golovkin, duke u shpallur kampion bote në peshën e mesme. Meksikani kërkon të fitojë kohën e humbur, ku qëndroi 1 vit pushim pas skandalit doping dhe pezullimit me 6 muaj, ndaj kërkon të rikthehet në ring që në dhjetor, për të mbrojtur titujt kampionë bote.

Canelo Alvarez (50 fitore, 1 humbje e 2 barazime në karrierë) synon të duelojë më 15 dhjetor, por ende nuk ka një rival dhe vend se ku do të zhvillojë sfidën e radhës. Por mediat amerikane deklarojnë se David Lemieux mund të jetë sfidanti i tij dhe se gjasat janë që sfidë të zhvillohet sërish në Las Vegas.

Alvarez u dëmtua në syrin e djathtë gjatë duelit me Golovkin dhe u detyrua që të dalë para komisionit mjekësor para se të rikthehet në ring. Por duket se gjithçka është “OK” dhe boksieri 28-vjeçar meksikan mund të rikthehet në stërvitje, për të nisur fazën përgatitore. Ky duel i shpejtë në dhjetor tregon se sfida e tretë me Golovkin me shumë gjasa do të zhvillohet në pranverën e 2019-ës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *