Alvarez kërcënon Golovkin
July 4, 2018
0 comments
Share

Alvarez kërcënon Golovkin

Saul “Canelo” Alvarez kërkon ta fitojë me çdo kushte revanshin ndaj kampionit të botës në peshën e mesme Gennady Golovkin, që mban titujt e kategorive IBO, WBA e WBO, sfidë që do të zhvillohet më 15 shtator në Las Vegas. Kazaku është i pamposhtur në ring dhe do të kërkojë të ruajë titujt dhe pathyeshmërinë, ndërsa meksikani Alvarez kërkon të marrë titujt që i pat synuar një vit më parë. Por Alvarez kërkon që këtë herë të arrijë një fitore bindëse ndaj “Triple G”, për të shuar çdo hije dyshimi, sidomos pas skandalit doping.

Pa dyshim që kjo do të jetë një sfidë më e mirë se e para. Dëshira ime është ta hedh në parket me “KO”, t’ia shtyp kokën. Kjo do të ishte maksimumi. Jam përgatitur mirë dhe e dua këtë fitore për të treguar se rezulatti i duelit të parë ishte rastësi, se e meritoja fitoren. Dhe mbi të gjitha, për të hequr akuzën për doping”, u shpreh boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, 49 fitore, një humbje dhe dy barazime në karrierën e tij. Revanshi duhej të ishte zhvilluar më 5 maj të këtij viti, por meksikani doli pozitiv, u pezullua 6 muaj dhe përballja u anullua.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *