Alvarez kampion edhe në peshën super të mesme, mposht Fielding me “KO”
December 17, 2018
0 comments
Share

Alvarez kampion edhe në peshën super të mesme, mposht Fielding me “KO”

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është shpallur mëngjesin e sotëm kampion bote në peshën super të mesme, pas fitores me “KO teknik” ndaj britanikut Rocky Fielding, duel i zhvilluar në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut. Alvarez i ka rrëmbyer titullin e kategorisë WBA të këtij Divizioni rivalit britanik, që e mbronte për herë të parë atë, por pa sukses. Ndeshja u ndal nga gjyqtari në raundin e tretë, me Fielding që nuk ishte më në gjendje të qëndronte në këmbë, duke mos përballuar dot ritmin e grushtet e rivalit meksikan.

Alvarez, që mban edhe titujt kampionë bote të peshës së mesme, bëhet kështu kampion edhe në një division më lart, ndërkohë që ka qenë edhe kampion në peshën “light middle ëeight”. Pra, Canelo Alvarez kurorëzon ëndrrën e tij dhe të boksit meksikan për t’u bërë kampion bote në 3 pesha të ndryshme. Për meksikanin ky është triumfi nr.51 në karrierë, ku ka edhe 1 humbje e 2 barazime.

Fielding mbronte për herë të parë titullin e peshës supre të mesme, të cilin e pat fituar në korrik, por nuk ia doli mbanë të ndalte hovin e Alvarez, superior në ring, duke e merituar fitoren. 3 raunde i mjaftuan Canelo për të treguar superioritetin e tij edhe pse kjo sfidë konsiderohej si e ekuilibruar. Grushtet e meksikanit çoroditen Fielding, që nuk qëndronte dot në këmbë, duke detyruar gjyqtarin ta ndalte sfidën. Për britanikun kjo ëhstë humbja e dytë në karrierën e tij, ku numëron edhe 27 fitore.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *