Alvarez: Jam gati të zhvilloj edhe sfidën e tretë ndaj Golovkin
September 17, 2018
0 comments
Share

Alvarez: Jam gati të zhvilloj edhe sfidën e tretë ndaj Golovkin

Pas 12 raundesh plotë intensitet dhe emocione boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez mori titullin kampion bote të peshës së mesme, pasi mundi me vendim jo-unanim të gjyqtarëve kazakun Gennady Golovkin. Një ndeshje me konsideruar nga të gjithë si e barabartë, ashtu sikurse ishte edhe sfida e zhvilluar një vit më parë, që u mbyll në barazim. Për të shuar çdo pakënaqësi nga ana e rivalit kazak, që pësoi humbjen e parë në karrierë, Canelo Alvarez u shpreh se është gati t’i ofrojë një tjetër shans “Triple G”, për të zhvilluar edhe një përballje të tretë në ring.

Nëse njerëzit e duan edhe një sfidë të tretë, atëherë unë jam gati. Le ta zhvillojmë. Për momentin po shijoj këtë triumf me miqtë e mi, me familjen time. Por nëse ata e duan këtë sfidë të tretë, nuk ka dyshime që jam gati ta zhvilloj atë”, tha Canelo pas duelit të fituar ndaj Golovkin, përballje që u zhvillua në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit. Dy gjyqtarë dhanë pikëzimin 115-113 në favor të meksikanit, ndërsa njëri  dha rezultatin barazim, 114-114. Ky rezultat mërziti Golovkin, që u largua nga ringu pa dhënë asnjë deklaratë.

Ja pikezimi i gjyqtareve, raund pas raundi

Nuk ishte e lehtë ta fitojë këtë sfidë, Golovkin është një boksier i madh. Unë u përpoqa ta fitojëm këtë duel me KO, por në fund kjo është një fitore e madhe për Meksikën. Dua të falënderoj stafin tim. Jam një boksier i madh, një rival i madh dhe në këtë sfidë e vërtetova këtë gjë. Luftova më shumë dhe më mirë se Golovkin”, tha Canelo Alvarez.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *