Alvarez: Jam gati për duelin e tretë ndaj “Triple G”
October 17, 2018
0 comments
Share

Alvarez: Jam gati për duelin e tretë ndaj “Triple G”

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, kampioni i botës në peshën e mesme, ka deklaruar sot se është gati të duelojë sërish ndaj kazakut Gennady Golovkin, për të zhvilluar mes tyre edhe një përballje të tretë në ring. Canelo do të duelojë më 15 dhjetor ndaj britanikut Rocky Fielding, por kjo sfidë do të zhvillohet në peshën super të mesme, me meksikanin që do të ngjitet një kategori peshe më lart.

Nëse njerëzit e duan këtë sfidë të tretë ndaj “Triple G” për mua do të jetë një kënaqësi t’i jap mundësinë për një duel të tretë. Unë jam këtu për t’u dhënë njerëzve atë që ata duan, t’u ofroj atyre një duel të mirë dhe nëse ata duan një përballje të tretë me Golovkin le ta organizojmë”, u shpreh Canelo Alvarez.

Përballja e parë, zhvilluar në shtator të 2017-ës, u mbyll në barazim, ndërsa në revanshin e zhvilluar në shtator të këtij viti meksikani fitoi me vendim jo-unanim. Palët kanë deklaruar se janë gati ta zhvillojnë edhe një ndeshje të tretë, në maj të 2019-ës, çka do të thotë se meksikani do të zbresë sërish në peshë për të bmrojtur titujt kampionë. Në të kundërt, ai do t’i nxjerrë ato vakant.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *