Alvarez: Do të shfryj inatin tim për të mundur Golovkin
September 14, 2018
0 comments
Share

Alvarez: Do të shfryj inatin tim për të mundur Golovkin

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është ende i inatosur pas problemeve që ka patur muajt e fundit pas skandalit doping, që sollën edhe anullimin e duelit të 5 majit ndaj kazakut Gennady Golovkin (u pezullua edhe 6 muaj), duel që u shty dhe do të zhvillohet më 15 shtator. Por tashmë sfida mes dy boksierëve të peshës së mesme është shumë pranë, me Alvarez që synon t’i rrëmbejë titujt kampionë boksierit kazak, i pamposhtur në ring.

Jam lodhur dhe mërzitur shumë me gjërat që kam dëgjuar e lexuar kohët e fundit, të cilat nuk më kanë frikësuar apo trembur aspak. Jam i motivuar dher jam stërvitur fort për këtë duel. Por jam edhe i inatosur për atë që rivali im ka thënë për mua, ndaj të gjithë këtë inat do ta shkarkoj tek ai. Kjo do të jetë një armë më shumë për mua në këtë duel”, tha Canelo Alvarez.

Sfida e parë mes dy boksierëve, zhvilluar në shtator të 2017-ës, u mbyll në barazim. “E kam parë disa herë duelin e parë, gabimet që kam bëë dhe jam përpjekur t’i ndreq ato. Jam më i kopmpletuar për këtë sfidë, një ndryshim radikal dhe këtë gjë do ta shihni në ring më 15 shtator”, tha boksieri meksikan.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *