Altin Dedej: Italia ka filluar të merr frymë, së shpejti do paraqitem në ring
June 4, 2020
0 comments
Share

Altin Dedej: Italia ka filluar të merr frymë, së shpejti do paraqitem në ring

 

Pandemia që e ka goditur botën ka ndikuar shumë edhe në sport duke i pamundësuar të njëjtit të ushtrojnë dhe të përgatiten për përballjet që i presin. I njëjti rast ka qen edhe me boksierin profesionist që jeton dhe vepron në Itali, Altin Dedej, i cili thotë për portalin për sportë luftarake “ArenaRing” se e ka pas të vështirë funksionimin në Itali pasi atje ka pasur shumë të sëmurë nga Covid 19 dhe kjo ua ka blokuar të gjithë punën si në sport ashtu edhe në jetën e përditshme, mirëpo sipas tij ai thotë se tani ka filluar jeta pak të normalizohet por edhe palestrat kanë filluar të hapen ku edhe ai ka nisur me ushtrime të lehta kurse më pas pret të rit intensitetin.

Boksieri shqiptar na tregon se të jesh sportist profesionsit kërkon shumë motivim por edhe kushte, që atij shumë i kanë munguar pasi është dashur edhe të punoj dhe gjithçka që ka bë e ka realizuar me forcat e tij, mirëpo asnjëherë nuk është dorëzuar dhe ka vazhduar duke stërvit maksimalisht.

Ai na ka zbuluar se sivjet ka pasur plan të ndeshjet në një organizim tek legjenda e gjallë Nuri Seferi në Zvicër, mirëpo tani përshkak pandemisë ende nuk dihet se a do zhvillohet e njëjta.

Portali për sporte luftarake “ArenaRing” në ditët në vazhdim do ju sjell një intervistë ekskluzive me këtë sportist mjaft korrekt duke paraqit para lexuesve karrierën e tij në boksin profesionist. Na ndiqni ….

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *