Alma Loki po bënë histori!
May 21, 2017
0 comments
Share

Alma Loki po bënë histori!

Karateistja e talentuar, Alma Loki, e cila nuk ka më shumë se 12 vjet, po shkëlqen me formën e saj. Ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik të karatesë, e cila u mbajt në Stamboll. “Kombëtarja e Kosovës, fitoi tri medalje: dy të argjendta, Alma Loki në kata dhe Qëndresa Ibrahimi kumite, Arianit Mani të bronztën në kumite. Drejtësinë e ndau edhe gjyqtari me licencë botërore Ardian Muhadri”, thuhet nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Trajneri Raif Musa, deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot”, se ky është sukses i madh dhe sipas tij, Alma po e bënë historinë. “Alma ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Stamboll të Turqisë. Në disiplinën e luftërave u eliminua në gjysmëfinale, kurse në disiplinën e katave me lehtësi e kaloi një turke, duke e mposhtur me 5:0, pastaj një serbe me 5:0, më pas një maqedone 4:1,dhe një serbe tjetër 5:0. Në finale humbi nga një serbe me rezultat të ngushtë 2:3 edhe pse publiku u befasua nga vendimi i gjyqtarëve për shkak të pritjes brilante të Almës. Alma me këtë medalje po bënë histori sepse është shqiptarja e parë që mori medalje në disiplinën e katave nga një kampionat zyrtar i WKF it”, ka thënë Musa. Ndryshe, Alma është anëtare e klubit modern Kastrioti nga Ferizaj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *