
Alma Juniku, kosovarja që po dridh botën në MuayThai
Kosova ka edhe një gjerdan të madh që jeton në Australi por fatkeqësisht nuk e ka marr publicitetin e madh nga mediat siç e kanë sportistët tjerë nga ky vend e që vijnë nga sportet kolektive siç është futbolli apo boksi. Bëhet fjalë për Alma Juniku një kampione e madhe që po dridh ringjet botore në Muay Thai duke u shpall madje edhe kampione e botës në versionin më të fuqishëm të këtij sporti WBC. Vajza simpatike e cila me prejardhje është nga Kosova por që ka lind në Australi po merr mbështetje të madhe nga trajneri i saj Scott Moss por edhe nga familja e saj. Juniku në një intervistë ekskluzive me portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ka premtuar se në të ardhmen do të ndeshet edhe në ringun kosovar dhe për këtë ka marr ofertë nga promotori Avdyl Salihu.
ArenaRing: Na tregoni për fillimin e karrierës suaj ?
Me sportin e Muay Thait kam filluar qysh nga mosha 9 vjeçare duke u regjistruar kështu në klubin “Modern Warrior Muay Thai” në Australi ku trajner kam ekspertin e këtij sporti, Scott Moss. Kushtu trajneri e vërejti talentin tim dhe fillova dal ngadalë të mësoj teknikën e këtij sporti ku edhe ushtroja intensivisht për luftën time të parë dhe ajo erdhi pas 1 viti ushtrime. Të them drejtën fillimi i karrierës ka qen i vështire por kur fillova të bëja më shpesh luftime u lehtësuan gjërat.
ArenaRing: Sa po zhvillohet ky sport në Australi
Në Australi Muay Thai po zhvillohet me të madhe, por nuk interesi tek populli siç kanë sportet si futbolli, boksi apo ragbi
ArenaRing: Sukseset e juaja ?
Në karrierën time kam triumfuar në shumë eviniemente të mëdha si në Australi ashtu edhe në të gjithë botën, por kam fituar edhe shumë tituj. Ndër ato më të vlefshmet janë WMC (World Muay Thai Council), Kampion australian, Kampion botëror WBC & IPCC.
ArenaRing: Planet e juaja për të ardhmen
Unë do të doja të luftoja më shumë në vende të ndryshme të botës, kështu që unë mund të ndërtoj një bazë tifozëve kudo. Unë dua të vazhdoj luftën dhe të qëndroj aktiv si një luftëtare e madhe. Normal në të ardhmen planifikoj të ndeshen edhe në Kosovë, vendi nga edhe kam prejardhjen dhe për këtë kam kontakte me Avdyl Salihu nga ‘ArenaRing Promotion’ që edhe më ka ofruar që të ndeshem dhe premtoj se kjo do të realizohet shumë shpejtë
ArenaRing: Sa ke mbështetje nga familja?
Babai im është një fans i madh i futbollit kosovar, kështu që ai asnjëherë më parë nuk do të mendonte që të linte futbollin për të shikuar tani Muay Thai, por kam arritur shumë në Muay Thai dhe tani kam shumë mbështetje nga familja ime dhe për këtë i falënderoi publikisht. Ndjenja ime më e mirë është të fitosh luftën dhe të udhëtoj për tu ndeshur, kurse ndjenja ime e keqe patjetër se është humbja. Poashtu nganjëherë edhe trajnimi mund të jetë i vështirë, por kurrë nuk heq dorë.