Alije Hamiti gati për eventin e parë sportiv “Boxing Night”
February 6, 2018
0 comments
Share

Alije Hamiti gati për eventin e parë sportiv “Boxing Night”

Shoqata e sportive “Promo Sport”, e sapo krijuar në Shqipëri, do të organizojë në datën 8 shkurt eventin e parë sportiv “Boxing Night”. Idea dhe realizimi i këtij “shoë” sportiv është e Kampionit të Botës, Elis Guri, i cili me iniciativën e tij personale kërkon të bëhet promovues i talenteve shqiptar. Nga boksieret kosovare në ringun e Tiranës do debutoj Alije Hamiti (75kg) ku për kundërshtare do ketë Elsidita Selaj e cila ka dy ndeshje.

“Për këtë turne mora ftesë të papritur nga menaxheri im, Avdyl Salihu, dy javë para eventit dhe pas konsultimeve me trajnerin tim, Besnik Vranovcin, vendosëm që të marrim pjesë në Tiranë. Falënderoi të njëjtit që më dhanë besimin dhe unë shpresoj se do ti tregoi kualitet e mija në ring”, tha Alije Hamiti, e cila shtoi se ndihet mirë fizikisht dhe psiqikisht.

“Për ndeshjen e parë timen jam duke u përgatit qe 3 muajt e fundit maksimalisht, madje ushtroja edhe ka 5 orë në ditë. Kundërshtarën e njoh personalisht e respektoj dhe se pres suksese por nëse nuk ja arrij qëllimin me rëndësi do jetë pjesëmarrja”, tha Hamiti. Në fund ajo edhe njëherë ka falinderu trajnerin e saj, Besnik Vranovcin që ka qen gjithë afër saj dhe e ka ndihmuar maksimalisht që ajo të përparoj por edhe trajnerat e kikboksit, ndër ta Raif Musa e Përparim Hajdini.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *