Ali Adili pret fitore në “Super Pro Fight Night – Uskana”
July 9, 2018
0 comments
Share

Ali Adili pret fitore në “Super Pro Fight Night – Uskana”

Më 28 korrik në Kërçovë do të zhvillohet një spektakël i madh i sporteve luftarake “Super Pro Fight Night – Uskana”, ku do paraqiten emra të njohur shqiptar si në K1, Boks ashtu edhe në MMA, transmeton agjencia për sporte luftarake “ArenaRing”.

Kryesisht do jenë luftëtar kërçovar që kanë krijuar autoritet por edhe suksese të mëdha në vendet ku jetojnë si Zvicër, Gjermani, Austri e që kanë vendosur që edhe për vendlindjen e tyre të bëjnë diçka. Njëri prej atyre do jetë edhe boksieri Ali Adili i cili vjen nga fshati, Sërbicë i Kërçovës, por jeton dhe vepron ne Biel të Zvicrës. Në sportin e boksit është aktiv mbi 10 vjet dhe ka pasur mbi 30 ndeshje ne Zvicër dhe international, të cilat i ka fituar me 90%. Trajneri i tij është Delo Jahani, i cili e ka shoqëruar nga fillimi i karrierës së tij, duke festuar suksese të mëdha së bashku. Ai është teknikisht një kundërshtar shumë i fort, preciz dhe i frikshëm dhe do te bëjë hapin nga Boksi i amaterëve në Boksin profesional në klasën e peshës deri 70kg. Ai është shumë i motivuar dhe i gëzuar për ndeshjen e parë në vendlindje e tij në Kërçovë më 28 korrik.

Ai për kundërshtar do ketë serbin Sladjan Dragisic, një luftëtar i fort me shumë përvojë, i cili ka pasur 76 ndeshje Kick Boksi si amater dhe profesional (28 disfata), 16 ndeshje si boksier profesional (7 disfata) dhe 11 ndeshje MMA (6 disfata). Dragisiç ka fituar disa herë titullin si kampion i Serbisë dhe kampion ballkanik, ku ka pasur ndeshje te shumta në të gjithë botën. Me gjithë atë Ali Adili është shumë i motivuar dhe pret mbështetje prej Kërçovës, më 28 korrik.

👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

https://www.facebook.com/ArenaRing1/

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *