Aleksander Kallashi kërkon fitore ndaj italianit, Enzo
June 19, 2018
0 comments
Share

Aleksander Kallashi kërkon fitore ndaj italianit, Enzo

Djaloshi me prejardhje nga Fieri por që jeton dhe ushtron në Greqi, Aleksander Kallashi të diellin do të zhvilloj një ndeshje shumë të fuqishme pasi do të ndeshet me italianin Andrea Enzo në Pirgo të Greqisë.

Për këtë përballje Kallashi thotë se po përgatitet maksimalisht me profesion e tij dhe se pret fitore. “Jam duke u përgatit maksimalisht me trajnerin tim i cili është njëri prej më të mirëve këtu në Greqi, kurse sa i përket kundërshtarit tim  informacionet që kam, bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, por kjo aspak nuk më frikëson sepse kam besim në vetën dhe mendoj se do ta mposht”, deklaroi djaloshi shqiptar i cili në karrierën e tij ka 40 ndeshje, ku prej tyre 6 humbje.

Kurse ai është edhe kampion i Evropës. Më 22 korrik ai pret edhe një ndeshje të rëndësishme kur do të ndeshet për titullin bote në WKU.

“Pas ndeshjes me italianin aspak nuk do ti ndali ushtrimet pasi më duhet të përgatitet për përballjen e vetit për titull bote WKU ku shpresoj se do ta fitoj”, tha Aleksander Kallashi i cili në ditët e ardhshme do të zhvilloj edhe një intervistë ekskluzive për agjencinë tonë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *