Aldo pranë një tjetër titulli, këtë herë në botën e kinemasë
September 28, 2018
0 comments
Share

Aldo pranë një tjetër titulli, këtë herë në botën e kinemasë

Jose Aldo mund të jetë pranë një tjetër titulli në karrierën e tij, këtë herë jashtë kafazit.

Për ish-kampionin e peshës pupël në UFC është prodhuar një film biografik më 2016, ai është parë nga qindra mijëra tifozë në kinematë braziliane dhe quhet “Mais forte que o mundo” (Më i fortë se bota”, në portugalisht.

TV Globo, një nga producentët e filmit, e ka kthyer filmin në një serial televiziv të përbërë nga katër episode në janarin e 2017.

Dy vite më vonë, “Mais forte que o mundo” është një nga katër të nominuarit për çmimin e serialeve televizive për një Emmy Ndorkëmbëtar.

Gjatë premierës së filmit më 2016, Aldo tha se ishte e pamundur të mos qaje teksa po e shihte.

“Je apo nuk je tifoz i MMA, është një film i bukur,” shprehet Aldo. “Është filmi im, kështu që unë mendoj se është i mrekullueshëm (qesh). Marrëdhënia me babanë ishte shumë e bukur në film.

Fituesi do të shpallet më 19 nëntor, gjatë një ceremonie në Hilton Hotel New York.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *