Aldo: McGregor nuk ka qenë kurrë kampion i asgjëje
July 26, 2017
0 comments
Share

Aldo: McGregor nuk ka qenë kurrë kampion i asgjëje

Ish-kampioni i botës në peshën “pupël” në artet marciale mikse, Jose Aldo, ka folur sot sërish kundër irlandezit Conor McGregor, dy sportistë që e urrejnë njëri-tjetrin. Dy sportistët janë përballur në dhjetor të 2015-ës, me McGregor që mundi brazilianin brenda 13 sekondave, duke i marrë titullin, por këtë titull nuk e mbrojti dot asnjëherë, pasi kaloi në një peshë tjetër. Dhe tashmë irlandezi kërkon të fitojë famë edhe në boks, duke dueluar më 26 gusht kampionin amerikan të dorezave Floyd Mayweather.

“Ai mundi kampionin dhe u largua. Një kampion i vërtetë e mbron titullin”

McGregor nuk ka qenë kurrë kampion i asgjëje. Ai mundi kampionin dhe u largua. Një kampion i vërtetë e mbron titullin. Unë e humba sërish shansin për t’u shpallur kampion, por jam i lumdur që Max Holloway është kampioni i ri, pasi e meriton më shumë se Conor. Ai ka luftuar për të qenë këtu”, u shpreh sportisti brazilian Jose Aldo, 30 vjeç, që më 3 qershor të këtij viti humbi shansin për t’u rikthyer kampion në peshën “pupël”. Jose Aldo ka një rekord prej 30 fitoresh dhe vetëm 3 humbjesh në UFC.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *