Albin Limanit i hapen dyert për të luftuar për titullin zviceran  
March 27, 2018
0 comments
Share

Albin Limanit i hapen dyert për të luftuar për titullin zviceran  

Talenti kosovar Albin Limani, që jeton dhe ushtron në Bernë të Zvicrës po vazhdon të tregon kualitetin e tij në ring. Ashtu ishte edhe në ndeshjet kualifikuese për kampion të Zvicrës ku në fundjavë shkatërroi kundërshtarin e tij, Joel Dittmir.

Kjo fitore ia hap rrugën këtij djaloshi për të luftuar për titull ku edhe vet Limani shprehet optimist se do ja arrij qëllimit.

“Titulli kampion i Zvicrës për mu është shumë i vlefshëm, andaj pa ndalur jam përgatit një kohë të gjatë në klubin tim Santhea-Fit Ostermundigen. Falënderoi trajnerat Arsim Ibrahimi edhe Lami Istogu që kanë punuar mua  maksimalisht dhe kjo po vërehet tani edhe nga rezultatet pozitive që po i shënojmë. Poashtu një falënderim të veçantë kam edhe për sponsorin tim  që më mbështetshumë Dorfgarage – E.Kamishaj. Besoj se në fund do ti gëzohem së bashku titullit”, tha Limani i cili me prejardhje është nga Prizreni.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *