Albin Limani e pret fitoren e radhës në Olten
Kikbokiseri i talentuar kosovar por që jeton dhe vepron në Zvicër, Albin Limani, më 12 maj do të paraqitet në një event shumë të madh që mbahet ne Olten.
Ai për kundërshtar do të ketë Leonardo Pluchino të cilin beson se do ta mposht. “Përgatitjet për këtë ndeshje i kam zhvilluar në klubin tim dhe ndihem mirë, andaj pres edhe fitore. Kundërshtarin nuk e njoh shumë, por kjo nuk luan asnjë rrol për të ardhur deri tek triumfi”, tha Limani për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.